Vëllezërit e shefit të paraburgimit në qytetin e Vlorës, Feim Sinani shprehen se vëllai i tyre nuk ka pasur konflikte.  

"Ka qëndruar në punën e shtetit dhe në punën personale të tij. Nuk ka pasur kërcënime, s'ka pasur asnjë problem. Lavdërime, respekt nga ana e institucionit. Nga të burgosurit? Jo absolutisht. Gjithmonë ka kryer detyrën. Nuk ka pasur konflikte kohët e fundit.

S'mund të them që ka ndodhur për shkak të detyrës.

Mund të themi që grupe të caktuara, kanw qëllimin në dhunimin e rrobës së shtetit, që kur ka filluar sistemi që u prish, ka kaluar ky tranziston, vëllai jonë është një shembull", shprehen vëllezërit.


Lajmi kryesor:

I vihet flaka makinës së shefit të paraburgimit në Vlorë! Autorët me maska anti-COVID dhe kapele! Njëri kontrollon zonën, tjetri hedh benzinën/ (VIDEO)