BERAT- Dy të rinj i kanë vënë flakën qëllimisht pyllit me pisha në malin Partizan në Berat. Gazetarja e Report Tv, Mimoza Sinanaj ka arritur të sigurojë videon nga momenti kur duken dy të rinjtë që shkojnë me motor në zonë dhe i vënë flakën zonës, e më pas largohen të qetë.
Më të hidhur e bën këtë situatë fakti që zjarri ndizet nga dy të rinj pikërisht në tabelën ku shkruhet ‘Mbroni pyjet’. Vatra e zjarrit u ndez pranë biznesit "Kastel Park", ku flakët e ndihmuara nga era janë përhapur me shpejtësi duke vënë në rrezik bizneset.
Ka qenë vetë pronari i "Kastel Park" i cili ka lajmëruar repartin e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të shuajnë në kohë flakët, duke vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike, rreth 20 punonjës dhe 4 mjete zjarrfikëse.
Pas pak ndërhyrjes, u bë e mundur fikja e zjarrit, ku për pasojë u dogjën rreth 50 m2 shkurre, ferra dhe u përshkua nga zjarri rrethe 20 rrënje pisha.
Report Tv sjell video-n nga momenti kur dy të rinjtë i vënë zjarrin pishave në malin Partizan. Siç shihet nga video, dy të rinjtë vijnë me motor, i vënë zjarrin pishave dhe më pas largohen të qetë. Më të hidhur e bën këtë situatë fakti që zjarri ndizet nga dy të rinj pikërisht në tabelën ku shkruhet ‘Mbroni pyjet’.
-
Nqs jane kapur apo kapen, ata dy plehrat duhet te marrin denimin ne maksimum.
Përgjigju -
Cigare po pinin,apo donin te hapnin truall qe te ndertonin klub dhe ata,apo donin t'i pakesonin klientelen restorantit aty afer?
Përgjigju -
Felliqesira
Përgjigju -
Ja u thafte zoti doren
Përgjigju -
pse nuk i lini te digjen ata mqira e bqira..qe ne zjarrin e ferrit te shkojne
Përgjigju-
30 vjet nen drejtimin e pd shqiperise i vune flaken ,brezat e rinj demostrojne sjelljen e prinderve te tyre qe e shkateruan vendin ,lerini te digjen si mjte te pa fete ,qe i shkojne mbrapa salikes ,ju thafte zoti duartatyre qe veprojne ne kete vend te bukur ,qe zoti i dha kete bukuri .
-











Komente
Komento