ELBASAN- Tre të rinj kanë rënë në pranga, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim në Elbasan. Arrestimi është bërë për një ngjarje që ka ndodhur rreth dy javë më parë, ku dy të rinjtë djegën mjetin e 23-vjeçarit Jorgo Zhidro. Të arrestuar janë Nazmi Liçi, 37 vjeç, dhe Ambri Sinakoli, 28 vjeç, të cilët i kanë vënë flakën mjetit. Në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari Jorgo Zhidro.
Dyshohet se ata e kanë djegur qëllimisht mjetin, ndërsa 23-vjeçari është hakmarrë. Ai ka marrë peng një prej autorëve, Nazmi Liçin. Në bashkëpunim me dy shokë të tij, Zhidro ka dhunuar me sende të forta Liçin për djegien e makinës.
Të tre kanë rënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur dy shokët e 23-vjeçarit U. G. dhe A. Zh. Ndaj Liçit dhe Sinakolit rëndon akuza për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim’. Ndërkohë, ndaj 23-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale ‘Vetëgjyqësia’.
Ome nazi kshu tregohen shoket
Përgjigju