I vunë zjarrin tokave bujqësore me misër dhe kullotave, 2 të arrestuar në Sarandë (Emrat)

I vunë zjarrin tokave bujqësore me misër dhe kullotave, 2 të arrestuar në Sarandë (Emrat)

Policia dhe shërbimi zjarrfikës në një sipërfaqe të përfshirë nga zjarri

SARANDË - Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është në hetim në Sarandë pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Në prangat e policisë kanë rënë Ahmet Haxhiaj, 62-vjeç, banues në Ksamil pasi akuzohet për djegien e një sipërfaqe disa hektarëshe të mbjella me misër, Avdul Karafilaj, 48 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë, gjithashtu i akuzuar për zjarrvënien e një sipërfaqe prej 3 ha misër dhe shkure në pronësi të tij. Ndërsa do procedohet në gjendje të lirë P.Th, 54 vjeç, banues në Mesopotam, Sarandë, i cili akuzohet se ka djegur me zjarr disa hektarë (barishte dhe pemishte) në Mesopotam, Finiq. 

Njoftimi i policië:

Sarandë

Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe proçedohet në gjendje të lirë një tjetër për shkatërrimin e pronës me zjarr:

1- Ahmet Haxhiaj, 62 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 27.09.2018, në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se ky shtetas ka djegur një sipërfaqe prej disa hetkarësh (misër) në pronësi të shtetasit A.P.

2- Avdul Karafilaj, 48 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas ka djegur një sipërfaqe rreth 3 Ha (misër dhe shkurre) në pronësi të tij.

3- P.Th, 54 vjeç, banues në Mesopotam, Sarandë.

Policia filloi proçedimin penal ndaj tij për arsye se ky shtetas dyshohet të jetë autori i ngjarjes më datë 26.09.2018, ku u dogjën me zjarr disa hektarë (barishte dhe pemishte) në Mesopotam, Finiq. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë