Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi i vuri flakën derës së banesës së ish vjehrrit të motrës.
Për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes dy familjeve, atë të 18-vjecarit dhe të ish-familjes së motrës së tij, i riu ‘ka marrë hak’ ndaj ish-vjehrrit të motrës duke i vënë flakën derës së banesës së tij.
Sikurse duket nga pamjet, ai ka mbushur bidonin me lëndë djegëse në karburant e më pas është ngjitur nga shkallët për t’i vënë flakën apartamentit në pallat.Nga përhapja e flakëve u shkaktuan dëme materiale dhe iu rrezikua jeta banorëve të pallatit ku banonte 61-vjeçari.
Për pasojë ka rënë në pranga 18-vjeçari më iniciale M.N., ndërsa u shpall në kërkim edhe vëllai i tij I. N., 22 vjeç, pasi dyshohet se përmes celularit, ka kanosur me fjalë, 61-vjeçarin, për jetën dhe për të mos kallëzuar.
Uniformat blu sekuestruan veshjet e përdorura nga18-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik ku mbahej lënda djegëse (benzinë) dhe një celular.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
M.T/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
56.8%
-
Jo
34.3%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 396
Lajme të tjera
-
Zjarr në servis, shkrumbohen makinat në Durrës
25 Shtator, 10:51
-
EMRI/ Kreu pesë vjedhje nga korriku në shtator, arrestohet 30-vjeçari në Berat! Ishte shpallur në kërkim nga policia
25 Shtator, 10:36
-
Shkaktarë të zjarreve në tre fshatra të Tepelenës, në pranga 48-vjeçari! Dy të tjerë nën hetim
25 Shtator, 09:28
-
Larguan Diego Longon, Teuta rikthen për herë të pestë në stol Edi Martinin
24 Shtator, 22:02
-
Zyrtare/ Vetëm katër ndeshje, Diego Longo s'është më trajner i Teutës
24 Shtator, 16:10
-
Zjarri në fabrikën 'Deutsch Color', nisin hetimet për shkakun! Roja e sigurisë: Nisi brenda ambienteve! Pronari: Mosrespektimi i kontratave, dëmi më i madh (VIDEO)
24 Shtator, 09:54
-
Shiu ‘shpëton’ vendin nga dhjetëra vatra zjarri! Në Patos u rrezikuan puset e naftës së Albpetrol, flakët përfshinë Fierin, Vlorën e Tepelenën
24 Shtator, 08:32
-
EMRAT/ Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe të mëdha toke dhe tre godina, arrestohen 2 persona në Durrës
23 Shtator, 12:50
-
VIDEO/ Digjet një banesë private mes pallateve në Durrës, zjarri dyshohet të jetë vënë nga disa endacakë
23 Shtator, 11:01
-
VIDEO/ Durrës, gjenden 250 mijë euro të fshehura në furgonin e ardhur nga Italia me medikamente! Arrestohet shoferi
23 Shtator, 10:45
-
‘Na jep 3500 euro’, kanosën një 63-vjeçar me disa video që dispononin! Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë
23 Shtator, 10:45
-
Si u fshehën 522 mijë euro në furgonin e ardhur nga Bari, 6 qese plastmasi plot me blloqe me para ishin fshehur tek impiantit të kondicionerit
23 Shtator, 10:39