Vlorë- Gjatë mëngjesit të sotëm Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Musto Kapaj, 27 vjeç, banues në Gjorm, Vlorë.
Sipas burimeve autori i veprës penale është me probleme mendore.
Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen ''24 Maji'', ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të gjinekologut Bejkush Shehaj, 64 vjeç. Në klinikë fatmirësisht nuk ka patur të lënduar apo dëme materiale.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë'', të parashikuar nga neni 151 e 22 të Kodit Penal.