Report TV ka siguruar detaje të tjera rreth vendosjes së tritolit ndaj biznesit të pronarit italian, Roberto del GaidoTiranë.

16 vjeçari i cili ishte paguar me 100 mijë lekë nga Edmond Arapi për të vendosur lëndën plasëse, është banor i Kamzës por më së shumti qëndron në zonën e Freskut.

Gazetari Sokol Dema raporton se muaj më parë 16-vjeçari është arrestuar nga Komisariati nr. 5 në Kamëz si autor i vendosjes së një tjetër sasie tritol në një banesë në Allias dhe gjykata në atë kohë e liroi në masë më të butë për shkak të moshës. Njihet si person problematikë për zonën e Kamzës.


Lajmi kryesor:

Tritoli në fasonerinë e italianit në Tiranë, arrestohen 2 persona! Shkak i shpërthimit gjobëvënia 100 mijë euro! U pagua i mituri për vendosjen e lëndës plasëse