I vuri zjarrin barishteve, 73- vjeçari në Memaliaj humb jetën nga asfiksimi (FOTO)

GJIROKASTËR- Një 73 vjeçar ka vdekur aksidentalisht teksa ishte duke i vënë flakën një grumbulli mbeturinash të degëve të thata. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çërrilë në Memaliaj kur Haki Hasimi banor i këtij fshati, ka ngelur i pajetë teksa ka dashur t'i vendosë flakën një grumbulli mbeturinash, të dala pas krasitjes së degëve të ullinjve në një parcelë.

Mësohet se kur ka vendosur flakën, zjarri ka marrë drejtim të kundërt i ndihmuar edhe nga era dhe kësisoj ka prekur edhe trupin e të moshuarit. Ky i fundit ka dashur të shpëtojë nga flakët, por ka qenë tepër vonë për të. Forcat zjarrfikëse të Memaliajt, kanë shkuar në vendngjarje nga ku dhe ndërhynë menjëherë për të bërë të mundur mos përhapjen e flakëve në të gjithë parcelën.

Nuk është mundur dot të shpëtohet 73 vjeçari pasi kishte djegie të dukshme në të dy gjymtyrët dhe nuk i rezistoi dot as asfiksisë.

Me rreth të kuq viktima

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja