VLORË-Grupi hetimor në qytetin bregdetar ka zbardhur djegien e makinës tip Renault Clio dje në mëngjes në pronësi të Aida Kumes. Ngjarja ndodhi nē zonën e Skelës.

Policia njofton se nga hetimet dhe provat e grumbulluara, u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit, i cili është "K.Kume 23 vjeç, i biri i Aida Kumes, pronares së mjetit".

Specialistët e hetimit të krimit kanë zbuluar se djali i ka vënë zjarrin mjetit të nënës së tij, ndërsa nuk jep motivet që e çuan drejt këtij veprimi. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.