I vuri flakën pyllit Koçanaj për të hapur kullota dhe dogji parcelën me gështenja, shpallet në kërkim 62-vjeçari në Tropojë

I vuri flakën pyllit Koçanaj për të hapur kullota dhe dogji parcelën me gështenja, shpallet në kërkim 62-vjeçari në Tropojë

Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim Selim Muçajn, 62-vjeç, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies ne fshatin Kocanaj.

Sipas policisë më datë 24.03.2022, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur sipër  "Lagjes së Gelajve", në fshatin Koçanaj, 62-vjeçari dyshohet se ka ndezur një zjarr, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe pemë (gështenja).

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale "Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën