I zhdukur gjatë luftës në '99-ën
shqiptari kthehet i gjallë te familja

I zhdukur gjatë luftës në '99-ën<br />shqiptari kthehet i gjallë te familja
Tingëllon e pabesueshme por është e vërtetë. Sejdi Thaçi, i lindur më 1936, i zhdukur në janar të vitit 1999 është kthyer në shtëpinë e tij, në fshatin Zajm të Klinës, një javë më parë.

Familjarët kanë dëshmuar që gjendja shëndetësore e tij nuk është e mirë. 

Të gjithë ata që e kanë mësuar këtë lajm, janë shokuar.

Hysen Thaçi, nipi i Sejdiut, ka thënë se me gjithë shumë kërkesa ata deri në kthimin e tij nuk kanë pasur asnjë informacion për të. 

Siç e cekët edhe ju, Sejdiu është zhdukur më 6 janar 1999. Ai është marrë nga forcat serbe pas rastit Panda. Kemi kërkuar nga organizata të ndryshme për të, por nuk na është dhënë asnjë informacion. Për fat të mirë ai është kthyer i gjallë, rreth orës 8:30”.

Gjendja e tij nuk është aq e mirë, as ajo psikike, por as ajo fizike. Ai nuk ka njohuri për vendet ku ka qëndruar si i arrestuar. I kujtohet vetëm arrestimi. Ai nuk mundet të na tregojë, por e dimë që në Kosovë ka hyrë nga pjesa veriore". 

Sejdiu e përmend edhe një person, edhe ai i arrestuar, i cili ka thënë se ka vdekur para pesë apo gjashtë muajsh.

Nuk kemi dashur që t’i lëndojmë familjarët e të pagjeturve, që ata të mbajnë shpresa që mund të ketë edhe të tjerë si Sejdiu”.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!