I zhdukur prej 7 marsit, gjendet i groposur në Shkup 35-vjeçari nga Kavaja

I zhdukur prej 7 marsit, gjendet i groposur në Shkup 35-vjeçari nga Kavaja

Në Maqedoninë e Veriut është gjetur i pajetë trupi i një personi që rezultonte i zhdukur prej disa javësh në Shqipëri. Bëhet fjalë Riku Beun, i cili së bashku me familjen ishin banues në Kavajë, në fshatin Kryevidh.

Trupi i 35-vjeçarit është gjendur i groposur në periferi të Skupit, ndërsa është identifikuar nga familjarët e tij.

Autoritetet shtetërore në Shkup kanë kryer të gjitha verifikimet, në bashkëpunim edhe me homologët shqiptarë. Analiza e ADN-së dhe materiali gjenetik i marrë nga trupi i pajetë, rezulton se përputhet me shenjat e gishtave të Riku Beut. Kujtojmë këtu se policia shqiptare, por dhe ajo maqedonase, e kanë pasur të skeduar 35-vjeçarin Riku Beu dhe dispononin gjurmë të gishtave të tij.

Trupi i Rikut ishte gjetur prej disa ditësh, por vetëm pesë ditë më parë një polici njoftoi familjen, e cila u nis për në Shkup. Krahasimi i ADN-së në trupin që u gjet i groposur në Shkup, përputhet me shenjat e gishtave të Riku Beut, i cili rezultonte i humbur që prej datës 7 mars 2020.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babloku: 23/07/2020 13:56

    Nuk ka ma te pa bese sa shqiptaret e maqedonise

    Përgjigju
    • Malazezi: 23/07/2020 20:41

      Junte Shqiperise keni shume me te thene te drejtem. Shquheni per Besë

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja