I zhdukur prej më shumë se 48 orësh, tifozët e Nante-s mblidhen në qendër të qytetit në mbështetje të Sala

I zhdukur prej më shumë se 48 orësh, tifozët e Nante-s mblidhen në qendër të qytetit në mbështetje të Sala

Tifozët e Nantës për Sala

E gjitha bota e futbollit po mban frymën për futbollistin më të ri të Cardiff Emiliano Sala. 28-vjeçari prej të hënës është shpallur i zhdukur pasi avioni me të cilin po udhëtonte ka humbur çdo gjurmë gjatë kthimit nga Nante për në Uells. 

Policia po kërkon me helikopterë dhe anijë kërkim-shpëtimi, por shpresat se italo-argjentinasi është gjallë veniten nga ora në orë pavarësisht se në ndonje rast autoritet shfaqen pak optimist.

Gjithsesi këto detaje kanë pak rëndësi për tifozët e Nante-s, të cilët të martën në mbrëmje kanë dalë në qendër të qytetit në mbështetje të Sala. Sulmuesi ka qenë për tre sezone e gjysmë pjesë e klubit francez, me të cilët ka realizuar 42 gola.

Në fundjavë Sala u zyrtarizua si futbollist i Cardiff, klubit që pagoi shifrën rekord të tyre prej 15 mln stërlinash për ta marrë nga “Ligue 1”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

AMP ndalon tre efektivë! Dy vëllezërit policë u konfliktuan me një shtetas në Burrel! Polici në Berat u aksidentua teksa ishte në gjendje të dehur

AMP ndalon tre efektivë! Dy vëllezërit policë u konfliktuan me një shtetas në Burrel! Polici në Berat u aksidentua teksa ishte në gjendje të dehur