IAEA: Irani vazhdon
eksperimentet bërthamore

IAEA: Irani vazhdon<br />eksperimentet bërthamore
Shërbimet sekrete i dorëzuan zyrtarëve të OKB prova që qeveria e Iranit ka kryer hapat kritikë për ndërtimin e një arme bërthamore, duke marrë asistencë nga shkencëtarët e huaj për të kapërcyer vështirësitë teknike.

Dokumente dhe regjistrime të tjera kanë sjellë informacione të rëndësishme mbi rolin e luajtur nga ish-shkencëtarë sovjetik, të cilët kanë mbikëqyrur Iranianët për vite të tëra në ndërtimin e detonatorëve që shkaktojnë reaksionin bërthamor. Ekspertët thanë se teknologjia e marrë nga Pakistani dhe Korea e Veriut ka ndihmuar përparimin e Iranit në fushën e armëve bërthamore.

Zyrëtarët, duke cituar informacionet e sjella nga shërbimet sekrete gjatë viteve për agjencinë internacionale për energjinë atomike (IAEA), thanë se informacionet shtojnë besimin se Irani ka vazhduar studime mbi armët bërthamore edhe pas vitit 2003, viti kur shërbimet sekrete të SHBA besuan se eksperimentet u ndërprenë prej presionit internacional.

Disa grupe amerikan për kontrollin e armëve kanë paralajmëruar për të pasur kujdes mbi një reagim të ekzagjeruar mbi raportin, duke thënë se ka ende kohë për të bindur zyrëtarët e Iranit të ndryshojnë sjellje.

Zyrtarët e Iranit treguan indiferencë ndaj raportit.

“Le ti publikojnë dhe të shohim se cfarë do ndodhë,” tha ministri i jashtëm dhe ish-zyrtare i lartë mbi energjinë bërthamore i Iranit, Ali Akbar Salehi, raportojë agjencia “Mehr News” të djelën.

Salehi tha se polemika mbi programin bërthamor iranian është “100% politike” dhe se IAEA është “nën presionin e superfuqive të huaja.”

Asgjë nuk është ndërprerë realisht
IAEA i ka kërkuar për vite të tëra Iranit të dalë haptas mbi projektet e tyre bërthamore. Publikimi i ri plotëson konturet e një programi sekret, i cili ka qenë më ambicioz, më i organizuar dhe më i suksesshëm se sa dyshonte shumica. “Duke filluar herët në dekadën e fundit dhe me sa duket pa e ndërprerë programin edhe në vititn 2003, shkencëtarët iranian kanë punuar mbi disiplina të ndryshme për të fituar aftësitë e duhura për testimin e armëve bërthamore,” tha David Albright, një ish-inspektor i armëve në OKB, i cili lexoi dokumentet e shërbimeve sekrete.

“Programi nuk u ndërpre kurrë në realitet,” tha Albright, president i institutit të shkencës dhe sigurisë ndërkombëtare.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër