IAIS vlerëson përputhshmërinë ligjore e rregullatore të AMF, nënshkruhet aderimi në Memorandum

IAIS vlerëson përputhshmërinë ligjore e rregullatore të AMF, nënshkruhet aderimi në Memorandum

Drejtori i AMF Ervin Mete

Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) ka realizuar përgjatë viteve të fundit një vlerësim të përputhshmërisë të bazës ligjore e rregullatore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me standardet ndërkombëtare. Pas vlerësimit të realizuar nga një strukturë e posaçme e IAIS, me përbërje ekspertë dhe mbikëqyrës nga vende të ndryshme të Botës, me përmbushjen e kritereve dhe detyrimeve, Autoriteti ka aderuar në grupin e vendeve nënshkruese të Memorandumit të Bashkëpunimit të IAIS.

Drejtori i AMF, Ervin Mete nënshkroi zyrtarisht aderimin e AMF, që u bë autoriteti i 77-të mbikëqyrës nga 152 anëtarë të IAIS, që bëhet pjesë e Memorandumit. Gjatë ceremonisë së rastit, të zhvilluar në margjinat e Takimeve të Komiteteve dhe Seminarit Global të IAIS ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të këtij organizmi, Kryetarja e Komitetit Ekzekutiv Vicky Saporta dhe Sekretari i Përgjithshëm Jonathan Dixon.

Në fjalën e mbajtur, znj. Saporta i uroi mirëseardhjen Shqipërisë në grupin e vendeve nënshkruese të Memorandumit. Ajo vlerësoi hapat e ndërmarra nga Autoriteti deri në anëtarësimin në Memorandum dhe u shpreh se kjo do t’i shërbejë AMF për një realizuar një bashkëpunim më të ngushtë me mbikëqyrësit e tjerë.

Nga ana e tij, Drejtori i AMF e cilësoi një arritje për Autoritetin aderimin në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të IAIS. Mete konsideroi se aderimi në MMoU do të jetë ndihmesë për shkëmbimin e informacionit, për një mbikëqyrje më efektive të grupeve ndërkufitare të sigurimeve. Ai tha gjithashtu se Autoriteti në bashkëpunim me IAIS do të përmbyllë vlerësimin e Parimeve Themelore Ndërkombëtare në sigurime (ICP), për të siguruar një avancim të mëtejshëm të praktikave mbikëqyrëse me standardet ndërkombëtare. 

Memorandumi i IAIS përfaqëson një kuadër global përputhshmërie dhe konfidencialiteti, që i hap rrugën bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes mbikëqyrësve të tregut të sigurimeve. Përmes anëtarësimit në grupin e nënshkruesve të MMoU-së, AMF mund të shkëmbejë informacion dhe të japë ose përfitojë asistencë nga nënshkruesit e tjerë, në funksion të stabilitetit financiar dhe mbikëqyrjes efektike të tregut të sigurimeve. AMF është anëtar i IAIS që nga viti 2001.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur