Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se deri më tani kanë aplikuar në portalin e taksave për të përfituar pagat për periudhën që kanë qenë të papunë, 3300 biznese dhe 505 të punësuar.
Në një intervistë për Report Tv, Ibrahimaj tha se në prill do të shpërndahet paga e munguar e muajit mars, por bëri apel që aplikimet të bëhen të sakta me numra të saktë të llogarive bankare ku do të kalojnë edhe pagat për punëonjësit.
"Nga sot në portalin e taksave është shfaqur pyetësorë në të cilin të gjithë tatimpaguesit mund të aplikojnë. 3300 tatimpagues kanë aplikuar dhe 505 të punësuar, që do të mbështeten nëse aplikimet do të jenë të suksesshme. Bizneset duhet të jenë të mbyllura me urdhër të ministrisë së shëndetësisë. Sipas VKM-së kemi 10 ditë kohë për ti kthyer një përgjigjem, megjithatë mendoj që përgjigjja jonë të jetë më e shpejtë. Siç është anonçuar dhe më parë kjo ndihmë financiare do ti kalojë të punësuarve, është e rëndësishme të plotësohen të dhënat e llogarisë bankare për çdo të punësuar. duhet të jenë të kujdesshëm se pasaktësia do të shkaktojë vonesa në kalimin e parave. Masa e ndihmës është e barabartë me pagën e minimale 260 mijë lekë të vjetra që do ti kalojë direkt në llogari të punësuarve, nuk ka ndalesa", tha drejtoresha e Tatimeve për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Ibrahimaj për Report Tv: Biznesit të vogël i garantojmë pagat e punonjësve deri në maj, për biznesin e madh kredi të garantuar nga shteti (VIDEO)
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.9%
-
Jo
42.1%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1939
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bujqësia e nis vitin në rënie! Ekspertët: Duhet bankë shtetërore për fondet dhe kreditë për sektorin
7 Janar, 15:52
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/ 37% e bizneseve kanë një borxh për të shlyer! Të vegjlit marrin hua për shpenzime të papritura, të mëdhenjt 'zhyten' për investime
19 Nëntor 2024, 22:34
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor 2024, 18:27
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor 2024, 10:46
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor 2024, 17:58
-
Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mln euro garanci sovrane për fermerët! Sektori më i nënfinancuar punëson mbi 565 mijë persona
21 Shtator 2024, 07:44
-
Komisioni i Shëndetësisë/ Ministrja Ibrahimaj: Ja pse janë të nevojshme ndryshimet në ligjin për Inspektoriatet! S’do ketë emërime politike, përzgjedhje dhe ndëshkime me Komisione
9 Shtator 2024, 11:57
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator 2024, 12:55