Ibrahimaj te 'Ekonomia': Buxheti 2023 do përfitojë rreth 2 mld lekë nga taksimi i profesioneve të lira! Sërish debate me opozitën për paketën fiskale

Paketa e re fiskale për vitin 2023 u prezantua në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave nga ministrja Delina Ibrahimaj. Sipas ministres, në paketën fiskale kemi ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ligji për TVSH, për procedurat tatimore dhe për akcizat, por që nuk janë ndërhyrje të forta dhe janë reflektim i sugjerimeve të qytetarëve përmes Këshillimit Kombëtar dhe grupeve të interesit.

“188 kërkesa nga grupet e interesit, janë zgjidhur dhe reflektuar 70%.  Kemi korrektuar ato politika fiskale që nuk kanë funksionuar. 625.7 mld lekë do të mblidhen në buxhet gjatë vitit 2023. 587.8 mld të ardhurat tatimore. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, 430.2 mld lekë, ose 126 mld lekë nga kontributet. 7.7 përqind do të rriten të ardhurat tatimore në buxhet. Ndërsa të ardhurat tatimore e doganore me 8 % ose 42.2 mld lekë. Totali i të ardhurave shkon në 28.8 % të GDP. GDP, do të rritet me 0.6 %. 27 % do të zënë të ardhurat tatimore të GDP”, tha Ibrahimaj.

Duke folur në mënyrë të detajuar për projektligjet e paketës fiskale; tatimi mbi të ardhurat, ligji për akzicën dhe përjashtimi nga TVSH për 2023 për disa produkte që përdoren për ngrohje, ministrja Ibrahimaj argumentoi se vetëm nga taksimi i profesioneve të lira, buxheti i shtetit do të përfitojë rreth 2 mld lekë.  Ministria Ibrahimaj shtoi se ashpërsimi i gjobave përmes ndryshimit të ligjit për procedurat tatimore, synon të penalizojë ata punëdhënës që mbajnë punonjës të padeklaruar apo nuk deklarojnë pagat reale.

“Nuk ka si qëllim ashpërsimin e gjobave projektligji për procedurat tatimore, por për ata që përsërisin. Ata që nuk delarojnë punonjësit dhe fshehin pagën reale, dyfishim i gjobës ekzistuese. Rritja e gjobës për tatimpaguesit e medhenj që shoqërojnë mallin pa faturë, i padeklaruar ose kontrabandë. Nëse është përsëritëës i shkeljes, do të bëhet padi penale menjeherë, pra nuk bëhet menjëherë”, tha Ibrahimaj.

Por deputeti i mazhorancës Erjon Braçe kërkoi sqarime të detajuara për strategjinë e të ardhurave, se kush janë ata që përfitojnë, ndërsa tërhoqi vëmendjen që pas një viti që ka hyrë në fuqi, në projektbuxhet nuk ka asnjë analizë për fiskalizimin.

“Presioni bie mbi biznesin e madh, por biznesi i vogël përkundrejkt biznesit të madh për mall pa faturë po kërkon gjithmonë e më shumë mall pa faturë. E kemi në referencë me fiskalizimin.

Tatimi mbi të ardhurat si proces diskutimi të gjerë ka kaluar. Dua të di ku jeni mbështetur dhe kë keni marrë si model. Përafrimi me BE, si është bërë dhe si i keni bërë llogaritë me hyrjen ne fuqi të ligjit të ri për tatimin mbi të adhurat kapitale 8 % edhe në vijim, është e papranueshme, ndërsa ne fusim në shkallë progressive, nga rrogëtarët deri tek profesionet e lira. Dhe të mbajmë të ardhurat kapitale me 8%. Dua të shoh si e keni bërë këtë. Është tatimi më i rëndësishëm për mua”, tha Braçe.

Sa i takon përfaqësuesve të opozitës, që në fillim të mbledhjes deputetët Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho, kërkuan shtyrjen e mbledhjes, pasi paketa fiskale është e paplotë dhe po veprohet në kundërshtim me ligjin.

“Nuk kemi të plotë paketën fiskale. Kanë ardhur vetëm 3 ligje të saj. Mungojnë 3 ligje të tjera. Nuk ka ndodhur asnjëherë që kur diskutohet projektbuxheti në komision, qeveria në të njëjtën miraton paketën fiskale. Na keni sjellë dokumenta që nuk ekzistojnë, nuk mund ta pranoj të na merrni për budallenj”, tha Tabaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jepini: 27/10/2022 15:06

    Askush sdo ngelet në Shqipëri pa merak...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja