ITALI - Zlatan Ibrahimovic ishte i ftuari surprizë në mbrëmjen e parë të Festivalit të Sanremos 2024. Pas një shkëmbimi argëtues batutash me prezantuesin Amadeus, ish-futbollisti donte të ulej aty ku ishte ulur presidenti i Republikës së Italisë Sergio Mattarella një vit më parë.
"Por atje është ulur vetëm ai", kundërshtoi Amadeus. “Pse sa gola shënoi?”, tha Ibra me shaka dhe më pas u ul në rreshtin e parë: "Por nëse të shoh të lodhur do të telefonoj zëvendësuesin, ka një varg prezantuesish këtu”, tha sërish suedezi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)