SHBA- Suedezi Zlatan Ibrahimoviç e ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij 1- vjeçare tek LA Galaxy. Ai nuk do të jetë më pjesë e kampionatit amerikan dhe nuk ka lënë pa bërë një koment sa egoist dhe ironik për këtë gjë.
38- vjeçari me anë të një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se " Unë erdha, pashë, konkurrova. Faleminderit La Galaxy që më bëtë të ndihem sërish i gjallë. Për tifozët e LA Galaxy, donit Zlatanin, ju dhashë Zlatanin, jeni të mirëpritur. Historia vazhdon... Tani kthehnu të shihni bejzboll"
Suedezi është i njohur për egoizmin e tij, batutat si dhe ashpërsinë por duket se ky nuk është viti kur ai do të heqë dorë nga futbolli. Disa zëra e lidhin fatin e tij me Serinë A në Itali por pritet të shihet ku do të përfundojë kësaj radhe bomberi i cili ende vuan shijen e një Champions League, Botërori, Europiani apo një Topi të Artë.
Postimi i Zlatan Ibrahimoviç