Ibrahimovic kritikon Ronaldon: Të shkosh tek Juve nuk është ndonjë sfidë e madhe

Ibrahimovic kritikon Ronaldon: Të shkosh tek Juve nuk është ndonjë sfidë e madhe

Itali- Gjigandi suedez i njohur jo vetëm për karakterin e tij të vështirë, agresivitetin por dhe për shkëmbimin e ngacmimeve mes kolegëve të tyrë kësaj rradhe thumbin e ka hedhur drejt Ronaldos.

Ka qenë deklarata e Ronaldos “ Zgjodha Juven se më pëlqejnë sfidat’’ e cila ka irrituar Zlatanin të reagojë ndaj portugezit.

Suedezi, ish- lojtar i Juventusit, i është kthyer Ronaldos me fjalët: Cristiano flet për sfida por zgjedh të shkojë tek një ekip i cili i fiton kampionatet me sy mbyllur. Pse nuk zgjodhi një ekip të kategorive të dyta, të bëhej kampion dhe të t’i çonte në nivele të larta. Të shkosh tek Juventus nuk është sfidë e madhe gjithsesi’

Ronaldo u transferua tek Juventus verën e vitit 2018 nga Real Madrid tek Juventus për vlerën e 88 milion paund. Deri më tani ai ka shënuar 14 gola për bardhezinjtë, ndërsa Zlatan Ibrahimoviç ka luajtur për Juventus për 2 vite, 2004- 2006, duke veshur 70 herë fanellën bardhezi dhe duke shënuar 23 gola përpara se të kalonte tek Inter.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin