Zlatan Ibrahimoviç duket se i ka dhënë fund të aventurës në futbollin europian. Sipas të përditshmes “LA Times”, sulmuesi suedez ka nënshkruar një kontratë me klubin amerikan të Los Angeles Galaxy. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet nesër dhe futbollisti pritet të zbarkojë në Amerikë javën e ardhshme, të mërkurën ose të enjten. Ibrahimoviç ka qenë duke rikuperuar nga një dëmtim, por sipas shtypit amerikan, ai mund të jetë në dispozicion të skuadrës për derbin e 31 marsit që Galaxy do të luajë kundër Los Angeles FC.
Komento