Ish- kapiteni i Interit, Javier Zanetti, në një intervistë për “Tika Taka” ka hedhur dritë mbi mundësinë e transferimit të Mauro Icardit drejt Real Madridit.

Gjatë intervistës Zanetti është shprehur se Icardi dhe familja e tij janë të lumtur në Milano.

“Icardi dhe familja e tij  janë shumë të lumtur këtu në Milano. Ai është i lidhur me shiritin e kapitenit dhe është një bashkëpunim që shpresojë të zgjasë për një kohë të gjatë”, është shprehur ish- kapiteni i zikaltërve.

Vet Icardi ende nuk është prononcuar për sa i përket një transferimi të mundshëm drejt Real Madrid, ndërkohë që në mediat sportive prej disa kohë tashmë qarkullon lajmi i një transferimi të mundshëm.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com