Ide për Dhurata Shën Valentini, sipas llojit të partnerit

Ide për Dhurata Shën Valentini, sipas llojit të partnerit

Mendoni se i keni mbaruar të gjitha idetë për dhurata? Shën Valentini po vjen dhe ende asnjë ide dhurate për të shtrenjtit? Mos u shqetësoni, ka gjithmonë diçka interesante për të dhuruar. E rëndësishme është që të hyjë me të vërtetë në punë.

Më poshtë, disa ide sipas disa karakteristikave të dallueshme që mund të ketë partneri juaj.

Për partnerin duhanpirës: Një pajisje me ngrohje

Partneri juaj pi cigare por nuk heq dorë nga duhanpirja? Ndoshta është koha që të ketë një pajisje me ngrohje. Këto pajisje reduktojnë riskun duke e ngrohur fijen e duhanit pa e djegur atë, duke mos çliruar tym e rrjedhimisht duke shmangur kimikatet e dëmshme që gjenden tek tymi i cigares, nga të cilat 100 janë vërtetuar se shkaktojnë sëmundje. Pajisjet me ngrohje janë një mundësi më e mirë, duke ofruar kështu një alternativë me risk të reduktuar.

Për partnerin që i pëlqen të lexojë: Një ndriçues libri!

Shumë prej nesh mund të duam të lexojmë, por i vetmi moment që na mbetet ta bëjmë, është mbrëmja për shkak të angazhimeve të shumta gjatë ditës. Por duke qenë se abazhurët e komodinës ndriçojnë më tepër sesa do të duhej, për lexuesit janë krijuar ndriçues të vegjël të cilët mund të kapen tek libri. Me këtë dhuratë në dukje të thjeshtë, jeni duke i dhuruar partnerit lirinë që të lexojë kurse vetes, lirinë për të fjetur të pashqetësuar nga drita!

Për partnerin e fiksuar pas teknologjisë: një TV Stick

Këto pajisje të vogla dhe jo shumë të kushtueshme janë tejmase funksionale. TV Stick mundëson transmetimin e materialit nga pajisje me ekran të vogël si telefoni, tableti apo laptopi, në një ekran të madh televizori, kur ky nuk është smart. Kështu, partneri juaj mund të shijojë videot e tij të preferuara të Youtube-it ose filmat e tij të preferuar në ekran të madh.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë