Ideatori i puçit, Muharrem Kose
koloneli i shkarkuar lidhje me Gulen

Ideatori i puçit, Muharrem Kose<br />koloneli i shkarkuar lidhje me Gulen
Sipas mediave ideatori i grushtit të Shtetit ne Turqi është koloneli Muharrem Kose cili u shkarkua nga detyra ne mars te vitit 2016 pasi dyshohej se kishte lidhje me lëvizjen Gylen . Sa i përket fatit te kolonelit nuk ka asnje informacion nese eshte vrare, arrestuar apo arratisur. 
 
Lëvizja Gylen e njohur si Hizmet në Turqi drejtohet nga ish imami Fetullah Gylen i cili tashmë jeton në SHBA dhe ka qënë një ish bashkëpunëtor i presidentit Erdogan ndersa sot nje armik. Mbrojtësit e Lëvizjes Gylen thonë se fokusi i saj mbi arsimin dhe një version i moderuar mbi Islamin, e bëjnë ketë lëvizje me te pranueshme për Perëndimin.

Pas vitit 2013 kur në Turqi nisën hetimet e korrupsionit që përfshinë shumë prej zyrtarëve të lartë, presidenti Erdogan fajësoi lëvizjen për fillimin e hetimeve çka solli edhe ndarjen e tyre. Kjo lëvizje vlerësohet se ka një ndikim të madh në policinë dhe drejtësinë turke. Si dhe ka nje numer te madh mbështetësish ne Turqi, Azine qendrore dhe shume vende te tjera te botes.

Qeveria Erdogan e cilëson grupin nje kërcënim kombëtar për vendin. Pak muaj më parë ishin forcat qeveritare të cilat morën nën kontroll gazetën Zaman dhe shumë kompani të tjera të cilat kanë lidhje me lëvizjen Gylen.

Edhe për ngjarjen e mbrëmshme presidenti Erdogan akuzon Gylen duke e cilësuar si organizator të gushtit të Shtetit. Por nga ana tjetër 75 vjecari Gylen në reagimin e tij ka dënuar ashpër sulmet duke thënë se qeveria duhet të ndyshohet përmes një procesi demokratik dhe jo me forcë. Gylen prej 15 vitesh ndodhet në Amerikë ndersa ndaj tij janë lëshuar të paktën 3 urdhera mandat arresti. Ai po ashtu rezulton në top listën e terroristëve në Turqi.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë