Identifikohen autorët e vjedhjes
me armë të lokalit në Fie

Identifikohen autorët e vjedhjes<br />me armë të lokalit në Fie
Arrihet të identifikohen autorët e vjedhjes me armë të ndodhur natën e të shtunës, në një lokal në fshatin Dërmenas të Fierit.

Policia e Fierit arriti të arrestojë njërin nga autorët e vjedhjes, 26-vjeçarin Abedin Palnikaj, si dhe shpalli në kërkim tre personat të tjerë Luan Bullaku, 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë; Milazim Lushkaj, 45 vjeç, që të tre banues në fshatin Dermenas; si dhe Dritan Lushkaj, 23 vjeç, banues në fshatin Baltëz të Fierit.

Katër personat dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 01.30, të datës 4 shkurt 2012, kanë vjedhur lokalin, në pronësi të shtetasit me iniciale V.B., në fshatin Dërmenas të Fierit.

Sipas policisë gjatë momentit të vjedhjes shtetasi me inicialet M.B (vëllai i të dëmtuarit) pasi ka dëgjuar zhurma është afruar, por më pas është kërcënuar me armë nga njëri prej grabitësve, shtetasi Milazim Lushkaj. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Himara zgjedhje më 4 gusht, rrëzohet kërkesa e Belerit për anulimin e dekretit të Begajt

Himara zgjedhje më 4 gusht, rrëzohet kërkesa e Belerit për anulimin e dekretit të Begajt