Identifikohet 74-vjeçarja që humbi jetën pas pelegrinazhit në Kishën e Laçit, u rrëzua aksidentalisht

Gjela Biba është gruaja 74-vjeçare nga Lezha që humbi jetën ditën e djeshme në kishën e Shna Ndout në Laç pasi u rrëzua teksa po kryente ritualin fetar.

Ajo humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit, ndërsa indentifikimi i saj u bë në orët e mbrëmjes pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete.

E moshuara ka qenë pjesë e pelegrinazhit dhe është rrëzuar aksidentalisht duke rënë disa metra më poshtë, në vendin e quajtur shpella e Shna Vlashit, pranë kishës së Shna Ndout.

1678872527_page.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja