Identifikohet autori i sulmit në
Mançester, një 23-vjeçar nga Libia

Identifikohet autori i sulmit në<br />Mançester, një 23-vjeçar nga Libia
BRITANI-Autoritetet britanike kanë identifikuar autorin e dyshuar të sulmit me bombë në Mançester, ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën rreth 59 të tjerë. Ai është shtetasi Salman Abedi, me origjinë nga Libia.

Policia arriti të gjente adresën ku jetonte atentatori,  në një shtëpi shumë pranë qendrës së qytetit. Rruga Elsmore ku Abedi rezultonte banor, u bë qendra e hetimit të oficerëve të policisë, të cilët po investigojnë nëse Abedi kishte vepruar i vetëm në sulmin kamikaz apo kishte edhe bashkëpunëtor.

Prindërit e tij kanë lindur në Libi por kanë emigruar në Londër dhe më pas janë zhvendosur në zonën e Falloëfield në jug të Mançester ku dhe kanë jetuar për 10 vitet e fundit.

Ata kanë 3 djem dhe një vajzë, që aktualisht është 18 vjec.

23-vjecari kishte shume pak kohë që ishte kthyer nga Libia . Ai kishte qendruar në Libi tre jave nga ku eshte kthyer nje dite para sulmit dhe atu mund te kete patur lidhje me grupe xhihadiste. Nga ana tjeter fqinjet e përshkruajne  një person të vetmuar.

Sulmi i tmerrshëm kamikaz u mor përsipër nga ISIS, që e cilësoi një hakmarrje ndaj Britanisë për sulmet e saj ndaj shtetit islamik.

Grupi xhihadist paralajmëron se, për adhuruesit e kryqit dhe aleatët e tyre, e keqja më e madhe nuk ka ardhur ende. Kamikazi, që sipas medieve britanike ishte i njohur për autoritetet, e që thuhet të ketë lindur në Britani, vdiq brenda arenës.

Një 23-vjeçar u vu në pranga nga forcat e Antiterrorit në jug të qytetit, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë nëse kamikazi ishte pjesë e një celule, apo kishte vepruar i vetëm.
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024