TIRANË-Identifikohet kufoma e gjetur para dy ditësh në shkurre në zonën e Laprakës.

Trupi i përket Naim Pucas 60 vjeç, i cili para pak kohësh ishte larguar nga banesa, ndërsa para dy ditësh u gjet i pajetë në rrugën "Lord Bajron".
 
Kufoma është identifikuar nga motra e viktimës A.P. 58 vjeçe, e cila pas këqyrjes ka deklaruar se trupi i përket vëllait të saj Naim Puca.
 
Motra kishte bërë kallëzim pas largimit nga banesa të vëllait pak ditë më parë, ndërsa ai u gjet i pajetë.
 
Nga të dhënat e para të policisë shkaqet janë natyrale, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

dy.b/shqiparja.com