TIRANË- 22 ditë hetime intensive nga policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë çuar në identifikimin e një prej 3 vrasësve të Bujar Çelës për të cilin gjykata e këtij qyteti ka lëshuar urdhër arresti në mungesë.

ReportT V mëson se personi i identifikuar dhe shpallur në kërkim si atentator i dyshuar është 37 vjeçari, Nuredin Dumani. Një emër i njohur për drejtësinë pasi më herët ka qenë i dënuar dhe i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale..
Për 37 vjeçarin Dumani është mandat arresti i dytë që lëshohet pasi më herët ai së bashku me vëllain e viktimës Talo Celën, është akuzuar edhe për 2 vrasje në qytetin e Durrësit, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia në 2 mars si dhe më 27 prill të vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia.
Sakaq ai njihet edhe si mik i Klevis Kapllanit që u ekzekutua më 15 shtator në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, vrasje kjo që ende nuk është zbardhur. 
Burime bëjnë me dije se identifikimi i Dumanit është bërë përmes pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në rrethrrotullim e Bradasheshit ku u regjistrua ngjarja si dhe nga përgjimet telefonike të administruara. 

Zbardhja e këtij krimi të hetuar nga drejtuesi prokurorisë Elbasan Kreshnik Ajazi, vjen pak ditë pasi kryeprokurori Olsian Cela nga ky qytet do deklaronte se mafia kontrollonte Elbasanin. Bujar Çela taksist pa licensë dhe pa precedent penal u ekzektua mengjesin e datës 17 shtator në rrethrrotullimin e Bradasheshit. 

Atentatorët të cilët mendohet se janë 3 pas ekzekutimit u larguan me shpejtësi duke djegur dhe automjetin e përdorur tip Renaul në fshatin Murras 10 km nga vend ngjarja. Vrasja e 61 vjeçarit Çela dyshohet se erdhi për shkak të një konflikti të nisur mes Talo Celës dhe Dumanit, dikur ish miq e shok. Cela dhe Dumani tashmë të kthyer në armiq të betuar të njëri tjetrit janë të dy në kërkim nga policia e shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
I akuzuar për vrasjen e vëllait të bashkëpunëtorit të tij/ Kush është Nuredin Dumani, tutori që martohej me vajzat dhe i trafikonte për prostitutë

1602276556_dumani.jpg

Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij.

Nuredin Dumani për drejtësinë shqiptare ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka provuar qelinë edhe për akuzën e vjedhjes.