Identifikohet personi që planifikoi
masakrën në plazhin tunizian

Identifikohet personi që planifikoi<br />masakrën në plazhin tunizian
Një gazetar i BBC ka arritur të zbuloj identitetin e personit i cili dyshohet të jetë personi i cili ka planifikuar sulmin terrorist në plazhin tunizian, në qershor të vitit 2015, ku humbën jetën 38 persona, prej të cilëve 31 ishin anglez.
 
Sipas gazetarit, personi që e ka planifikuar sulmin është Chamseddine Al-Sandi, emri i të cilit ka dal prej të dyshuarve që u arrestuan në lidhje me sulmin.

al-Sandin 
(Al-Sandi, personi i cili pretendohet të jetë planifikuesi i sulmit në plazhin tunizian, 18 muaj më parë)

Al-Sandi mendohet që ishte stërvitur nga ISIS dhe më pas ka rekrutuar edhe personat të cilët hapën zjarr në plazhin Tunizian.
 
Sipas rrëfimit të bërë nga disa prej të arrestuarve, Al-Sadin drejtonte një celulë terroriste e cila është përgjegjëse edhe për sulmin me armë në Sousse dhe sulmin në Muzeun Kombëtar të Bardos, ku humbën jetën 22 persona.
 
Të dyja këto sulme janë marrë përsipër nga i ashtuquajtur Shteti Islamik.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf