Identifikohet trupi i pajetë i gjetur dy javë më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Viktima është Luan Isai, 32-vjeç, pronar i një bilardoje brenda në qytetin e Vlorës. Identifikimi i tij u bë pas rezultatit të ADN-së.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes së 32-vjeçarit.   

Trupi i tij u gjet në datën 9 mars të këtij viti në gjendje të dekompozuar në plazhin e Zvërnecit. Nuk ka pasur shenja dhune në trupin e viktimës, çka shton dyshimet se mund të jetë mbytur. 

loni isai
(Luan Isai u gjet i pajetë në datën 9 mars)


[gallery]21372[/gallery]
Njoftimi i Policisë
Policia identifikon mbi bazën e ADN, trupin e pajetë (të dekompozuar) i cili u gjet mëngjesin e 9 Marsit, në bregdetin e Zvërnecit:

- Luan Isai, 31 vjeç, lindur në fshatin Gjorm dhe banues në lagjen "Pavarësia" Vlorë.

Familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, që prej datës 15 Shkurt 2017.

Vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të mbytjes së këtij shtetasi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com