77- vjecari me iniciale I.M me vendbanim në Shkallnur është viktima e aksidentit të ndodhur dy ditë më parë në Unazën Plepa-Shkozet në qytetin e Durrësit. 77-vjeçari gjeti vdekjen mbrëmjen e së hënës pasi u godit nga një automjet tip Benz, me targa AA 637 LU, ndërsa shoferi ra në pranga.