DURRËS- Pamje horror vijnë nga lagja nr.1, Durrës, ku një 39-vjeçar ka shtypur qëllimisht një qen dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes i pa shqetësuar.

Ky moment është kapur nga kamerat e sigurisë së parkimit, ky 39-vjeçari i identifikuar me inicialet R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë ka shtypur me makinën e tij qenin.

Fatmirësisht, ky akt makabër nuk ka rezultuar fatal për qenin, i cili ka shpëtuar.

"Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shihet që një mjet ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas verifikimeve të bëra bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale "Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve", sipas Nenit 207, të K. P., për shtetasin  R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është  larguar", njofton Policia.

Momenti kur 'Benz-i' shtyp qenin në Durrës