TIRANË, 20 Shkurt /ATSH/- Fondacioni Partneritet për Zhvillim zhvilloi sot në Tiranë, konkursin "Ideja juaj Inovative" në kuadër të një projekti, i cili mbështet nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit IPA dhe realizohet në disa vende të rajonit.
Juria dhe ekspertët e fushës, organizatorë të konkursit, përzgjodhën 11 projektet më të mira nën logon "Ideja juaj inovative", të cilat tashmë pritet të vihen në dispozicion të institucioneve, të cilat mund t'i shfrytëzojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Tom Preku, drejtor i Fondacionit Partneritet për Zhvillim u shpreh për median lidhur me këtë aktivitet, "se idetë e përzgjedhura mund të merren në konsideratë nga institucionet përkatëse, por edhe nga Bashkimi Europian duke sjellë edhe vendosjen e një çmimi apo bashkëpunimi për realizimin konkret". Sipas tij, veprimtari të tilla nxisin kreativitetin dhe i shërbejnë jetës social-ekonomike të vendit. e.xh//m.m/