Idrizi: Dy “mamuthët” e mëdhenj
e kanë kapur peng sistemin zgjedho

Idrizi: Dy “mamuthët” e mëdhenj<br />e kanë kapur peng sistemin zgjedho
TIRANE-Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me banorë të njësive 1 dhe 2 në Tiranë, u shpreh se ne po hyjmë në këto zgjedhje të cunguar dhe me një formulë ku dy partitë e mëdha, jo vetëm e mbajnë peng sistemin zgjedhor, por e mbajnë peng me konfliktualitet.

“Ne sot kemi një kastë politike e cila është e mbërthyer në disa duar. Kjo është arsyeja që ne hymë në këto zgjedhje të cunguar. Me një formulë ku dy “mamuthët e mëdhenj” të politikës, jo vetëm e kanë kapur peng sistemin zgjedhor, por e mbajnë peng me konfliktualitet, pikërisht qytetarëve shqiptarë që ata të mos kuptojnë ku është interesi i tyre. Prandaj ne ju ftojmë që t’i bashkoheni slloganit tonë “Veç një Atdhe”, u shpreh kryetari i PDIU-së.

Shpëtim Idrizi u bëri apel shqiptarëve të mos largohen nga Shqipëria, por t’i bashkohen PDIU-së, në mënyrë që politika të mos mbetet në duart e disa partive, por në duart e të gjithë shqiptarëve.

“Unë jam shpresëplotë që edhe në ditët në vazhdim, gjysma e spektrit politik shqiptarë do ta gjejë mundësinë për të hyrë në këto zgjedhje. Unë bëj thirrje vazhdimisht për kompromis, për zgjidhje, sepse nuk garojnë thjeshtë partitë politike, por është mundësia e qytetarëve shqiptarë që një herë në 4 vjet, të zgjedhin”, u shpreh ai.

Ndërkohë, deputetja Mesila Doda tha se PDIU ka verifikuar listën e kandidatëve për deputete, në mënyrë që asnjë prej tyre të mos ketë lidhje me të shkuarën komuniste.

Ne kemi çuar të gjitha listat për deputetë, që të verifikojmë nëse kanë apo jo lidhje me të kaluarën. Kjo është PDIU, kjo është politika jonë dhe ne nuk do të kemi në radhët tona, asnjë person i cili ka lidhje me regjimin dhe spiunët e së kaluarës”, tha Mesila Doda. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi