Idrizi i përgjigjet mesazhit të Bashës:
Dialogu, mirënjohja më e madhe

Idrizi i përgjigjet mesazhit të Bashës:<br />Dialogu, mirënjohja më e madhe
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi pas mesazhit së Bashës, i është përgjigjur kryedemokratit se dialogu mes partive parlamentare dhe zgjidhja e krizës në këtë moment është mirënjohja më e madhe.
 
Në një reagim për Top Channel, Idrizi thotë se propozimet e partisë së tij janë thjesht kontribut për të nxitur ata që e kanë mundësinë dhe përgjegjësinë para qytetarëve, për t’i dhënë zgjidhje një krize që po na çon jashtë shinave të kushtetutshmërisë.
 
Për kreun e PDIU-së, që ka propozuar platformën me 7 pika, Presidenti i Republikës duhet të mbledhë tryezën e partive parlamentare.
 
Basha: Mirënjohje për Metën e Idrizin, Rama pengesa
Të martën, kreu i opozitës i uroi mirëseardhjen bashkëkrytarit të koalicionit qeveritar, Ilir Meta, ndërsa sot pasdite falenderoi për qëndrim të përgjegjshëm edhe aleatin tjetër të Ramës, Shpëtim Idrizin.
 
"Për dialog në funksion të zgjidhjes që i shërben çdo shqiptar, ftoj dhe mirëpres çdo faktor politik të përgjegjshëm dhe ky është momenti t’i bashkëngjis mirënjohjes sime, që besoj që është edhe çdo qytetari shqiptar pavarësisht bindjeve politike, për përgjegjshmërinë e treguar nga njëri prej partnerëve të koalicionit para tre ditësh, edhe përfaqësuesve politike të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, për qëndrimin e shfaqur" tha ai.



dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA