Idrizi i PDIU n/kryetar Kuvendi
Athina kundër: S'nxit miqësinë

Idrizi i PDIU n/kryetar Kuvendi<br />Athina kundër: S'nxit miqësinë
Athina zyrtare ka reaguar pas zgjedhjes së kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi, si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Konstandini Koutra tha në një konferencë për shtyp se kjo zgjedhje nga Parlamenti shqiptar nuk ndihmon për fqinjësinë e mirë.

“Zgjedhja e personave që ndjekin perceptime irredentiste, të lidhura direkt me të kaluarën e urryer fashiste dhe naziste, në pozicionet më të larta të shtetit, nuk nxit miqësinë, bashkëpunimin, stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të Europës Lindore dhe nuk kontribuon në perspektivën europiane të Shqipërisë”, tha zëdhënësi.

deklarata e greqise

Zgjedhja e Idrizit u pasua dje me dorëheqjen e nënkryetarit tjetër të Kuvendit, Vangjel Dule. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka nënshkruar një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Socialiste dhe ka dalë përfundimisht nga koalicioni opozitar. Ky është posti i parë që vjen në kuadër të kësaj marrëveshjeje, ndërsa Dule zgjodhi të garojë jashtë koalicionit të majtë në zgjedhjet lokale .
 
Dy forcat politike kanë qenë gjithmonë kundërshtare të njëra-tjetrës, kjo për faktin se në thelb përfaqësojnë dy kauza të tërësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Partia e Idrizit është zotuar se do të përfaqësojë popullsinë çame nga të cilët ka marrë edhe votën, ndërkohë që partia e Dules është përfaqësuese e minoritetit grek në parlament. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…