Idrizi i përgjigjet Bashës: Ke qejf
detin, detyra jonë, të mbrojmë PD

Idrizi i përgjigjet Bashës: Ke qejf<br />detin, detyra jonë, të mbrojmë PD
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili nga Dibra u kërkoi sot qytetarëve që votat për PDIU më mirë t’i hedhin në lumë, pasi sipas tij, partia e çamëve është zhytur me kokë në qypin e turshive.
 
E ndërsa shprehet e habitur që Basha nuk kërkon vota për PD, PDIU i kujton kreut të opozitës që bashkinë e Dibrës e ka fituar PS.
 
PD është parti që na del detyra ta mbrojmë të gjithë si vlerë e pluralizmit, sidomos në këto momente të vështira.
 
Kryetari i saj nuk kërkon vota për PD në Dibër, por i kërkon dibranëve të mos votojnë për PDIU-në, e ti hedhin votat në lumë.
 
Ne e dimë që ai ka qejf detin e lumenjtë, por Bashkinë e Dibrës e ka fituar PS
” shprehet Idrizi. 

Kreu i PD, Basha nga Dibra theksoi sot se Meta e ka nuhatur se do të dalë në opozitë dhe prandaj është bërë “bishe” dhe ka kërkuar nga dibranët dhe gjithë shqiptarët të mos hedhin asnjë votë dëm duke ua dhënë partive të vogla, duke përmendur këtu dhe PDIU, duke sjellë më pas edhe reagimin e Idrizit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti