TIRANË - PDIU ka zhvilluar sot pasdite një takim elektoral në Laprakë. Kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi e ka cilësuar PDIU si një parti "me vokacion të qartë atdhetar, që buron nga ndjeshmëria jonë e brendshme". Pasi ka bërë thirrje për bashkim kombëtar dhe vëllazërim mes shqiptarëve, edhe forcave politike, Idrizi ka analizuar edhe gjendjen ekonomike në vend.

Edhe pse PDIU është aleate në koalicion me PD, Idrizi ka akuzuar: "Ekonomia shqiptare po zhvillohet në mënyrë të rrëmujshme. Po investohet në rrugë, fabrika çimento. Por kjo nuk siguron zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë. Duhet të punojmë për treg 7 milionë shqiptarësh".
 
NË 24 QERSHOR TË JEMI TË GJITHË VËLLEZËR DHE MOTRA

"Ne mbrojmë Çështjen Çame, por jemi bashkë sa herë cënohen intersat e shqiptarëve, në Maqedoni, Mal të Zi, për pavarësinë e Kosovës. Vokacioni ynë kombëtarist ka të bëjë me identitetin tonë, për të respektuar veten, kombin se vetëm po të respektojmë veten do na respektojnë të tjerët", theksoi Idrizi.

Ai i ka bashkangjitur vlerat e mësipërme me liritë e të drejtave të njeriut, por për fat të keq në politikën shqiptare partitë po sulmojnë ashpër njëri-tjetrin. "Në 24 qershor ne jemi të gjithë vëllezër, motra, komshij, jemi të gjithë shqiptarë", ka theksuar Idrizi.
 
TREG PËR 7 MILIONË SHQIPTARË

"Politika duhet të kthejë sytë nga identiteti ynë. Ne në programin tonë jemi shumë të ndjeshëm edhe për ekonominë, që i duhet Shqipërisë për të qenë e lulëzuar, prosperuar. Por së pari politikës përbashkuese, nuk t’i ndajmë në veri,jug, lindje, perëndim. Ekonomia shqiptare po zhvillohet në mënyrë të rrëmujshme. Po investohet në rrugë, fabrika cimento. Por kjo nuk siguron zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë. Duhet një debart publik në Shqipëri dhe Kosovë. Duhet të punojmë për treg 7 milionë shqiptarësh, që punësimi dhe fitimet shumë më të mëdha", propozoi Idrizi.
 
Idri ika theksuar se ka vetëm një rrugë për ta zhvilluar Shqipërinë; bashkimi i tregut mbarëkombëtar. Bizneset mos prodhojnë për 3 milionë, por për 7 milionë shqiptarë. Ne flasim një gjuhë, etni dhe e njëjtë do të jetë e ardhmja. Ne i duam shqiptarët të bashkuar. Dinjiteti ynë është më i rëndësishëm se premtimet boshe.

PREMTIME FALSE PËR PUNËSIMIN
 
"Në një vend 2,9 milionë rezidentë, një palë premton 200 mijë vende pune, tjetra 250. Janë jo realiste këto premtime. Në Francë, të dy konkurrentët për presidentë premtonin 100 mijë njerëz në 70 milionë banorë", analizoi Idrizi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)