Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, është shfaqur kritik ndaj Ministrit të Jashtëm grek, Niko Kotzias, i cili pas largimit nga Shqipëria deklaroi në Greqi se nuk është folur për çështjen Çame në takimet me krerët e shtetit shqiptar. Kreu PDIU e cilësoi kryediplomatin grek "një bufon që flet broçkulla e që ngjan me baronin portokallli tek aventurat e Çipolinos".

Shpëtim Idrizi gjeti rastin të përshëndesë autoritetet shqiptare për qëndrimin që mbajtën në takimin me Kotzias, ku për herë të parë u fol hapur për çështjen çame dhe si të barabartë.

Për ligjin e Luftës, Idrizi kërkoi që qeveria shqiptare të kërkojë shpjegime për këtë ligj.

Deklaratat e tij, kreu i PDIU i bëri në aktivitetin e Shoqatës ‘Çamëria’, në ceremonimë përkujtimore për 55-vjetorin e vrasjes së shqiptarëve të Çamërisë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)