TIRANË - Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbajtur Konventën e saj në Pallatin e Kongreseve, ku ka prezantuar edhe kandidatët e saj për deputetë. "Respekt e betejë të përbashkët për çështjen e Çamërisë. Kullon ende gjak dhe pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës ka radhën për t’u zgjidhur", ka theksuar kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

DOJA NJË POLITIKË ME QËLLIM
 
Idrizi ka kujtuar se "mësimet e para politike i ka marrë nga të parët e mi, gjyshja dhe gjyshja ime dhe nga dhjetoristët e parë të lëvizjes së 1990-ës bashkë me Azem Hajdarin etj". Por kthesën e madhe drejt Çështjes Çame, Idrizi rrëfeu se e mori kur, ndjeu një boshllëk të madh, a duhet të vazhdoj të merrem me një politkë edhe pse në nivele të larta por pa një qëllim?"
 
"Ji krenar që ji cam, më thoshte nëna ime, e ne jemi të gjithë krenarë për këtë. Të shkojmë në Kuvend me 7 patriotë. Votoni numrin 50", bëri thirrje Shpëtim Idrizi, duke përmendur kandidatë si Aida Shtino, Tahir Muhedini, etj.

POLITIKANËT NUK KANË KAUZË

"Kam qenë për 2 mandate dhe në çdo legjislaturë mbaj mend 35 vetë nga 140. Ju garantoj se 7 patriotët tanë do t’i mbani mend gjatë në Kuvendin e Shqipërisë. Ne u ngritëm nga një çështje tonën familjare, personale e kthyem në të gjithë shqiptarëve. Atyre që na kritikuan sot na bënë trendy dhe abuzuan me flamurin se nuk kishin një kauzë të vërtetë, që nuk mësohet 45 vjeç, por mësohet me gjirin e nënës me gjakun e Çamërisë", tha Idrizi.

VËLLEZËRIT FRASHËRI E DONIN ÇAMËRINË

Shpëtim Idrii u ka kujtuar të pranishmëve se heronjtë e rilindësve, vëllezërit Frashëri e deshën shumë Çamërinë dhe ishin nxënësit e hoxhë Hasan Tasinit. "Naimi kishte kaluar 14 vjet në Çamëri e tek “Bagëti e Bujqësi” thotë: “E ni vjen prej Çamërie me mijëra fjalë/është gluhë perëndie”.  Po, thotë Shpëtim Idrizi, ishte gluhë perëndie, gluha e tempullit të Dodonës, lumit të Akeronit, ku kanë lindur mitet më të mëdha të njerëzimit”.

NE TRIMËRUAM KUVENDIN

Idrizi ka bërë thirrje, që gjithë shqiptarët duhet të punojnë për aspiratat për identitet dhe bashkim kombëtar. "Dhe ne nuk kemi ndrojë për këtë. Ne e shndërruam Çështjen e Çamërisë në çështje kombëtare, sigurisht për t’u zgjidhur në bashkëpunim me fqinjët". Idrizi ka renditur se PDIU u ngrit kundër marrëveshjes së fshehtë për ujërat, kundër varrezave të ushtarëve grekë pa reciprocitet, kundër censusit të paarsyeshëm me baza etnike dhe fetare.

Idrizi ka Ne i dhamë politiëks shqiptare një rezolutë që në mënyrën më të turpshëm ata që nuk e votuan e fshëhn në pluhurin e harresës. Ne e nxorëm kalin e trojës nga parlamenti e trimëroi parlamentin që i dridhej buza të fliste për Greqinë ne jemi shqiptarë; jemi shqiptarë me dinjitet, lëre në shpinë Greqinë dhe shih nga Europa.

ZOTI VONON, POR NUK HARRON PËR ÇAMËRINË

"Të parët tanë u vranë për identitet dhe për besimin e Zotit u vranë nga të pafetë. Jam i bindur që Zoti na atë botë do tregohet shumë më i drejtë se ç’u treguam ne në këtë jetë me ata mijëra motra, prindër, gjyshër, që u vranë dhe u masakruan pabesisht se ishin shqiptarët se besonin në Zot. Jam i bindur, se Zoti sheh, drejtësia vonon, por nuk harron", tha Idrizi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)