Idrizi me të rinjtë e Tiranës: Takimi
më i bukur e më i dlirë i kësaj fushate

Idrizi me të rinjtë e Tiranës: Takimi<br />më i bukur e më i dlirë i kësaj fushate
Futuni në politikë, jepni sharmin dhe energjinë tuaj sepse nëse nuk futeni në politikë do të vijë politika në shtëpinë tuaj dhe do vendosë për fatin tuaj.”
 
Ishte kjo këshilla që Shpëtim Idrizi u dha të rinjve të PDIU gjatë takimit që u zhvillua sot në sheshin “Nënë Tereza”.
 
Idrizi tha se PDIU do të propozojë fuqishëm një ligj për referendumin ku populli të mund të zgjedhë përmes demokracisë së drejtpërdrejtë çfarë është më e mirë për të, pasi sipas tij fatet e vendit nuk mund të lihen në duart e disa njerëzve që duan të gëzojnë pushtetin e mbretit.
 
Ai tha se ky brez do mund të realizojë futjen e Shqipërisë në BE, një ëndërr e para 27 viteve që me idealizëm dhe naivitet rinor u duk sikur do ishte e mundur shpejt.
 
Fjala e plotë e Idrizit
Takimi më i bukur më emocionues dhe më i dlirë i gjithë kësaj fushate. Ju jemi mirënjohës dhe përgjegjës për atë që ju përfaqësoni. E kemi lënë për në këtë moment takimin me të rinjtë e Tiranës dhe ne besojmë se rinia na jep mbështjetje. Ne kemi në listë shumë të rinj, kemi Marinin, kemi Gretën. Ju e keni parë që partitë e tjera duan t’i ndajnë shqiptarët në të majtë e të djathtë, por ne na bashkon atdheu, gjuha, kombi e besimi në Zot, sepse ne kemi veç një atdhe.
 
Të rinjtë duhet të kalojnë çdo kufi imagjinar, sepse ju keni forcën e arsyen për të pasur aspiratë për këtë vend. 27 vite më parë ne donim ta bënin si gjithë Europa, ishim idealistë por edhe naivë sepse mendonim se do ndodhte për dy vite, por ne akoma nuk jemi në BE, atë që s’e bëmë ne do ta bëni ju.
 
Ne nuk duhet të kemi thjesht shkolla por ne na duhen institucione formimi ku mësuesit e nxënësit bashkëudhëtojnë,  janë komunitet që formëojnë modele jetësore dhe qytetarie. Shkollat duken sikur janë në marrrëdhënie të shkëputur mes mësueve e nëxënesve, pedagogëve e studentëve. Ne duhet të jemi krenarë për identitein tonë, ju keni dijen ndaj nuk duhet të prisni, duhet ta tregoni veten tuaj.
 
Kemi plot arsye që si komb të jemi krenarë e kryelartë në çdo ditë të jetës sonë, por ne na kufizojnë. Unë mendoj se një shqiptar që mendon si identitet i kufizuar nuk është një shqiptar i shpenguar. Ne flasim për heqjen e kufizimeve identitare ku ka shqiptarë. Kufijtë administrativë dhe politikë s’duam t’i ndryshojmë po ata identitarët mund t’i bëjmë ashtu si na i ka dhënë Zoti, nga Preveza në Mollën e Kuqe.
 
Ne do kthemi në instrument i përfqësimit të më të rinjve dhe më të talentuarve. Ne do hapim rrugën e të rinjve që ata të mos ndihen të përdorur, është modeli më i keq përdorimi i të rinjve në fushatë për postera dhe për të veshur bluza, apo t’u thuhet që do u ndihmojmë të kaloni provimet. Ky është modeli më i keq dhe vrastar, këtë model askush nuk do donte ta përdorte për fëmijët e vet.
 
Korifejtë e demokracisë luftuan kundër pushtetit absolute të mbretit që vendin dhe fatin e njerëzve të mos e drejtojnë 2, 3 veta. Ne do të propozojmë fuqishëm një ligj për referendumin sepse tani që këta e kanë bërë shumë të vështrirë daljen e partive të reja, është e nevojshme që shqiptarët t’i drejtohen demokracisë direkte.
 
Futni në poltikë, jepni sharmin dhe energjinë tuaj sepse nëse nuk futeni në politkë do të vijë politka në shtëpinë tuaj dhe do vendosë për fatin tuaj.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024