Idrizi: Mohimi i gjenocidit çam
një vrasje e dytë për viktimat

Idrizi: Mohimi i gjenocidit çam<br />një vrasje e dytë për viktimat
I pyetur nga gazetarët në lidhje me reagimin e ministrit të jashtëm grek Kotzias, për shfaqjen e banerit për gjenocidin mbi shqiptarët, kryetari i PDIU-së është shprehur se diplomacia greke nuk le rast pa përdorur për të shprehur një të vërtetë absolute: që çështja çame ekziston.
 
Ai shprehet se pala greke ka marrë mesazhe nga qëndrimet e ministrit tonë të jashtëm, nga qëndrimet historike të kryeministrit Rama, nga Kongresi i PDIU-së dhe nga protesta e shoqatës Çamëria.

‘’Ne e vlerësojmë dhe faktin se pala greke kërkon ta adresojë çështjen e banerit që përmendte gjenocidin mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë, tek UEFA dhe tek organizatorët francezë. Ky adresim në fakt, megjithëse nuk ka lidhje me masa sigurie si tha zëdhënësi i diplomacisë greke, i shërben ndërkombëtarizimit të çështjes çame. Na vjen mirë për këtë. Është qesharake ndërkohë të ndërlidhet Turqia me këta baner’’, është shprehur Idrizi.

Sipas Idrizit çështja çame pikon ende gjak sepse akoma janë të freskëta gjurmët e mijëra vrasjeve, përdhunimeve, grabitjeve e shkatërrimit të objekteve të kultit në fund të Luftës së Dytë Botërore. ‘’Është mashtrim i madh, mashtrimi i fundit i ministrit Kotzias, që thotë se qenkan 18 mijë shqiptarë të Çamërisë që janë larguar vetë nga frika e dënimit me vdekje’’, tha ai.

Idrizi është shprehur se Mohimi i gjenocidit është një vrasje e dytë për viktimat e pafajshme. ‘’Çështja çame sigurisht zgjidhet brenda kuadrit të dokumenteve juridike ndërkombëtare, në raporte dypalëshe. Por nëse pala greke nuk do ta zgjidhë në kontekst dypalësh, atëherë të bëhet gati, qoftë për një front të përbashkët të gjithë viktimave të shtetit fqinjë, të pastër etnikisht,  qoftë për një ndërkombëtarizim të fuqishëm të saj’’, ka theksuar Idrizi. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin