Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Shpëtim Idrizi është shprehur se qeveria greke duhet të distancohet nga krimet kundër njerëzimit.
Lidhur me komisionerin Hahn dhe deklaratën e tij për çështjen çame, Idrizi ka thënë se ajo ishte një deklaratë shuplakë për nacionalizmin grek, nga ana tjetër ka inkurajuar qeverinë shqiptare që të vijojë rrugën e ndërkombëtarizimit të kësaj çështje.
Reagimi i plotë i Shpëtim Idrizit
Keqardhje e madhe per nje vend te BE e vendin e Aristotelit .
Reagimi i MJ greke me ngjan si pergjigja e te fortit te lagjes e arrogance e papranueshme e groteske
I keqardhur per Qeverine e sotme Greke qe me detyron te them qe eshte njesuar e mbron krimet e bandave vrastare te Napolon Zerves .
E ftoj Qeverine Greke te distancohet nga krimet kunder njerezimit e kompleksi i Makbethit .
Deklarata e Komisionerit Han është një shuplakë për nacionalizmin grek vërteton se çështja çame nuk është as çështje dypalëshe e as shumëpalëshe, por çështje themelore e të drejtave të njeriut.
Çështja çame do të ekzistojë për aq sa do të ekzistoj qoftë dhe një shqiptar i vetëm i Çamërisë.
Deklarata e BE përforcon qëndrimin e kahershëm të PDIU dhe Shoqatës Çamëria se integrimi evropian i Shqipërisë dhe zgjidhja e çështjes çame janë e njëjta rrugë, pasi vetë çështja çame është çështje të drejtash evropiane.
PDIU inkurajon qeverinë shqiptare të vijojë në rrugën e drejtë, atdhetare dhe humane të zgjidhjes së çështjes çame, duke e ndërkombëtarizuar atë, siç tashmë pranon edhe Bashkimi Evropian.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)