Idrizi në Berat: Kërkojmë zbatimin
 e marrëveshjeve me qeverinë

Idrizi në Berat: Kërkojmë zbatimin<br /> e marrëveshjeve me qeverinë
Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbledhur strukturat e saj në qytetin e Beratit, në kuadër të anëtarësimeve të reja dhe për zgjedhjet në parti, të cilat do zhvillohen në datën 21 maj. Idrizi tha se politika ka harruar qytetin mjaft të lidhur me të dhe se për këtë do të bëjë gjithcka që Beratit ti kthehet larmia dhe se PDIU do të bëjë të pamundurën të kërkojë realizimin e marrveshjeve

 Kryetari i PDIU-së, tha para anëtarëve se qyteti i Beratit vuan nga papunësia dhe harresa. Sipas tij në këto 25 vjet politika e ka lënë mënjanë Beratin.

Ndodhesh në një qytet 2400 vjeçar dhe ndjehesh shumë mirë si turist, por shumë shpejt e kupton që për qytetarët e Beratit është një realitet tjetër. Është një realitet i dhimbshëm, ku mungesa e punësimeve i largon njerëzit, mungesa e prespektivës, mungesa e vëmendjes së Qeverisë Shqiptare, karshi një qyteti që do ta kishte për nder çdo shtet i botës dhe do të investonte për të. Fatkeqësisht e kupton që Berati me vlerë kaq të madhe historike, kulturore, ka ngelur një “xhep” dhe jashtë vëmendjes së pushtetarëve, kjo jo vetëm tani por për 25 vjet.  Po ku janë sot qytetarët e Beratit? Janë kapluar nga varfëria, lënia mënjanë, papunësia, mungesa e shpresës. Kjo është arsyeja pse ne ju ftojmë, që të bëheni pjesë e PDIU-së, sepse unë jam i bindur që me qytetarët e Beratit, rritja e kësaj force politike do ta ndryshojë dhe do të kthejë vëmendjen karshi këtij qyteti të lashtë siç është Berati”, tha Idrizi.

 Gjithashtu ai u shpreh se do kërkojë që marrëveshjet që PDIU ka bërë të zbatohen dhe theksoi se PDIU është nisur të bëhet një parti e madhe.

“Padyshim unë ju jap fjalën në emër të kryetarit të PDIU-së, që ne do të insistojmë me patjetër, që marrëveshjet të cilat kemi bërë të zbatohen edhe në qytetin e Beratit. Ne kemi bërë 3 palë zgjedhje, pa komisionerë, me zemër dhe me përkrahjen tuaj. Sot ne jemi nisur të bëhemi një parti e madhe, e të gjithë shqiptarëve. Unë ju ftoj që ta hapni PDIU-në me të gjithë qytetarët e Beratit, me gjithë ata që identitetin, patriotizimin, vlerat e familjes, të kombit, i vënë në qëllim dhe shërbim të atdheut. Të luftojmë me forcën tonë kundra varfërisë, kundra padrejtësisë”, u shpreh Idrizi para anëtarëve në qytetin e Beratit.

 Ndërsa deputetja Mesila Doda tha se familja shqiptare është ajo e një burri, gruaje dhe fëmijëve dhe theksoi se ky është një detyrim për ta ruajtur dhe jo për ta ndryshuar. 

“Fillimisht thanë që do ndryshojmë Kushtetutën me qëllim që të bëjmë reformën në drejtësi, sepse ky vend ka nevojë për një drejtësi të mirë, sepse ky vend ka nevojë për drejtësi mbi të gjitha. Bashkë me reformën në drejtësi na erdhën nene të tjera, nene të cilat ndryshojnë Kushtetutën dhe prekin sistemin shoqëror të Shqipërisë, prekin familjen. Por ajo që na erdhi në Parlamentin e Shqipërisë ishte, që bashkë me ndryshimet e tjera duhet të kalonte edhe ajo e familjes, me personat të cilët do martoheshin brenda së njëjtës gjini. Gjë që do të thotë që familja shqiptare nuk do ishte ajo të cilën ne dimë, e njohim, familja e burrit, gruas dhe fëmijëve, por mund të ishte edhe ajo, sipas parashikimeve që kërkoheshin nga shoqatat LGBT e pro LGBT edhe me dy burra, me dy gra etj.   Unë nuk besoj se kjo është familja shqiptare, unë nuk besoj se kjo është familje, tek e fundit. Mund të jetë mënyrë tyre e të shprehurit sekusualitetin dhe nuk diskriminojmë askënd për këtë pjesë, por di që familje është ajo e një burri dhe një gruaje bashkë me fëmijët dhe ne kemi detyrimin që ta ruajmë këtë”, u shpreh Doda.

 Deputeti Aqif Rakipi tha se PDIU do të dyfishojë mandatet e saj, në mënyrë që të jetë pjesë e kabineteve qeveritare.

“Partia jonë nuk ështyë vetëm parti çame, por parti e gjithë shqiptarëve. Mendohet se elektorati jonë është në qytetin e jugut, por ne kemi marrë shumë vota në veri, sidomos në Dibër. Ti dyfishojmë mandatet tona, që të jemi pjesë e kabineteve qeveritare”, tha z.Aqif Rakipi.

 Ndërsa deputeti Tahir Muhedini i bëri thirrje qytetarëve të Beratit që në zgjedhjet e ardhëshme të kenë deputetin e tyre të PDIU-së.

“Partia jonë i bën thirrje çdo qytetari të majtë dhe të djathtë, të vij të anëtarësohet dhe të japë kontributin e tij. Në zgjedhjet e 2017-s, ne duhet të kemi deputetin e parë të Partisë, Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qytetin e Beratit”, tha z.Muhedini.

Kryetarja e PDU-së në Berat, Hajrie Mbrati tha se: “Zgjedhjet në parti janë shumë të rëndësishme për ne. Sot numërohen qindra anëtarë të rinj. Në PDIU aderojnë çamë dhe jo çam. Kjo tregon se PDIU është parti e hapur, parti e gjithë shqiptarëve. Çdo i ri dhe e re, çdo grua dhe kushdo tjetër mund të anëtarësohet në PDIU”, u shpreh ajo.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv