TIRANE - Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka sqaruar pozicionin e partisë së tij me PD-në, me të cilën ka qenë në koalicion deri më tani. Ai thotë se me PD-në i bashkon opozitarizmi, por thotë PDIU nuk mund të jetë peng i vendimeve të PD-së.
“Bashkëpunimet dhe aleancat nuk janë rreshtime, o gjithçka me mua, ose përndryshe nuk je me mua. Me PD na bashkon opozita, na ndan partiakësia. PD e sheh opozitën si përkatësi dhe besnikëri ndaj vendimeve të PD-së. Ne si PDIU e shohim opozitarizmin si mision qytetar që tejkalon çdo parti e çdo axhendë partiake”, thotë ai për “Mapo”.
Idrizi shpjegon se PDIU-ja i ka dhënë koalicionit në zgjedhjet e fundit parlamentare mbi 46 mijë vota, ndërkohë që për pesë mandate deputetësh, sipas tij, mjaftonin vetëm 30 mijë të tilla.
“…Pra i kemi dhënë PD-së 16 mijë vota më shumë. Nuk ka vend këtu as për zbërthime politike, as për thashethemnaja politike e as për matematikë. E nuk lejoj askënd të mendojë apo artikulojë se mund të më mbajë rob a peng të një mandati deputeti. Kam dalë nga lista e PD dhe në shkëmbim i kam dhënë PD-së votat e mia plus 16 mijë më shumë”, thotë ai.
Idrizi ndërkohë sqaron se nuk ka asnjë pakt me kryeministrin Edi Rama, por vetëm komunikim normal. /GazetaTema/
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com