Idrizi:Ne kritikë ndaj qeverisjes
PDIU në qeveri? Do ishte mirë

Idrizi:Ne kritikë ndaj qeverisjes<br />PDIU në qeveri? Do ishte mirë
Bashkudhëtar në qeverisje por kritik të hapur të politikave të gabuara. Kështu e pozicionon veten në PDIU në koalicion me PS në qeverisje. Kryetari i kësaj force politike Shpëtim Idrizi thotë në një intervistë për Report TV se kritikat për qeverinë bëhen duke parë realitetin në sy dhe gjendjen ekonomike të shqiptarëve, ku sipas tij vendi po kalon në depresion ekonomik dhe për këtë I tërheq vëmendje qeverisë por politika më të ndjeshme sociale.

"Kemi një moment depresioni dhe humbje shprese jo vetëm nga politika shqiptare por edhe përsa i përket ekonomisë, drejtësisë dhe mungesës së shpresës. Këto gjëra nuk mund të mos i artikulojmë dhe është detyra e qeverisë që të thotë që gjendja është e tillë që ka qënë një keq paraardhës nuk mund të themi më i mirë apo më i keq se ai. Ne duhet të ndryshojmë katërciprisht ambiebntin politik", u shpreh Idrizi. 

Ndonëse PDIU nuk është në kabinet , kryetari i kësaj force politike tërheq vëmendje që nëse kryeministri do të vlerësojë rikompozim të saj, PDIU duhet të jetë pjesë e këtyre ndryshimeve. Ndërsa ministria e diasporës është një projekt që u shërben shqiptarë jashtë kufinjve shqiptarë dhe jo specifikisht PDIU.

"Nuk ka qënë asnjëhërë qëllim në vetvete për partinë për Drejtësi, Integritet dhe Unitet por ne kemi thënë që sa herë të ketë ndryshime duhet të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar pra duhet të jetë një kompozim të qeverisë për shkak të peshës specifike pra grupit tonë parlamentar dhe kapaciteteve që ne kemi brenda partisë PDIU pse jo të përfaqësohej me një post  ministror",shprehet Idrizi. 

PDIU do të bëjë analizën e saj për koalicionin e ardhshëm zgjedhor, ndërsa ka propozimet konkrete për reformën zgjedhore.

"Do të jenë forumet e PDIU-së për ta bërë këtë gjë për vendimarrjen e nevojshme. Nuk e kuptoj pse Shqipëria duhet të jetë e ndarë në 12 qarqe pse jo dhe një zonë zgjedhore me lista të hapura", u shpreh ndër të tjera Idrizi. 

E megjithatë ylli polar I PDIU dhe i kauzës së kësaj force politike mbetet bashkimi kombëtar si një projekt i mundshëm.

Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv