Idrizi në Vlorë: Pllakën e Sheshit
“Skënderbej”,do ta çojmë në Çamëri 

Idrizi në Vlorë: Pllakën e Sheshit<br />“Skënderbej”,do ta çojmë në Çamëri 
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim në Vlorë për zgjedhjet e 25 qershorit. Gjatë takimit  kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi the se PDIU do të jetë pjesë e asaj mazhorance që ka në programin e saj çështjen kombëtare dhe çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.
 
“Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë pjesë e mazhorancës. E asaj mazhorance që çështjet patriotike kombëtare, çështjen e dinjitetit kombëtar, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë do ta bëj pjesë të programit të saj. Vetëm me ata do jemi. Ndryshe do ta kemi më kollaj në Parlamentin e Shqipërisë të ngrihemi çdo ditë", u shpreh Idrizi.
 
Gjatë takimit në Vlorë Shpërtim Idrizi shtoi se pllakën e çamërisë të vendosur në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë do ta marrin për ta çuar në Çamëri.
 
"Unë ju them që ne e kemi trimëruar politikën shqiptare. Ne atë pllakën do ta marrim nga Sheshi "Skënderbej" dhe do ta çojmë aty ku e ka vendin në Çamëri, sepse ne besojmë fortë që të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë pjesë e humanizmit, janë pjesë e të drejtave të patjetërsueshme”, ka deklaruar kreu i PDIU.
 
Idrizi u shpreh se PDIU do të marrë dy deputetë në Qarkun e Vlorës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im