Në Bujanovc është organizuar një konferencë rinore me temë: “Ne, nesër qendër e fuqishme politike , ekonomike e kulturore”, ku morën pjesë të rinj nga Shqipëria, Kosova, Çamëria, Lugina e Preshevës, Mali i zi dhe Maqedonia.
Të pranishmit diskutuan për të rinjtë në shtetet respektive dhe mënyrën se si mund të ndikohet në qeverisje për të përmirësuar dhe implementuar projektet e të rinjve. Çamëria u përfaqësua nga Kryetari i forumit rinor të PDIU Albano Idrizi.
Në fjalën e tij, kryetari i Forumit Rinor në PDIU u shpreh “Problemet e të rinjve në të gjitha trevat Shqiptare janë evidente në cdo kohë, por sot jemi këtu që përvec ti evidentojmë por tu japim zgjidhje disa prej tyre.
Kudo ka probleme, por më besoni që nëse ne sot flasim Shqip në Bujanovc, mbajmë këtë takim e askush s’na pengon, në Çameri asnjë prej këtyre nuk ndodh pasi shteti grek nuk e lejon dhe u mohon Shqiptarëve atje liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Natyrisht që për të rinjtë në Luginën e Presheves duhet bërë më tepër dhe kjo është detyra jonë morale dhe shtetërore e atyre që drejtojnë”-tha kreu i forumit rinor të PDIU-së.
Ai u ndal te mohimi i të drejtave të shqiptarëve nga shteti grek.
“Sot u ndjeva shumë i emocionuar kur të gjithë u ngritem në kembe dhe kenduam himnin kombëtar, që para disa vitesh ishte e ndaluar këtu.
Jam i bindur që në një të ardhme të afërt himnin tonë do ta kendojmë sëbashku edhe në Çamëri.
Ky eshte amaneti ynë që të çbëjmë atë që dikur u bë keq në dëmin tonë dhe të jëtojmë në paqe me cilndo qe na rrespketon”-tha ndër të tjera Idrizi.
dy.b/shqiptarja.com
