Idrizi nga Peqini: Ne jemi parti që
i do të gjithë shqiptarët bashkë

Partia Drejtësi, Integrim, Unitet ka zhvilluar një takim më anëtarët në qytetin e Peqinit për zgjedhjet që do zhvillohen në 21 maj dhe për anëtarësimet e reja.
 
Idrizi para anëtarëve në qytetin e Peqinit u shpreh se PDIU do të bëhet parti e madhe, pasi ka njerëz që e mbajnë fjalën.
 
Ne jemi nisur për t’u bërë parti e madhe, sepse kemi njerëz që e mbajnë fjalën, ne kemi njerëz që janë përditë me hallet dhe promblemet e njerëzve, por sigurisht që jemi parti e kazuave të mbajtura. Ne jemi parti e cila i do të gjithë shqiptarët bashkë, jo të majtë dhe të djathtë, jo në jug-veri, të ndarë në të varfër apo të pasur. Kjo është arsye pse ne mendojmë, se duhet bashkimi kombëtar, plotësimi i hartës identitare të popullit shqiptar me të gjithë gjymtyrët e shkëputur nga padrejtësia historike”,  u shpreh Idrizi.
 
Gjithashtu kryetari i PDIU-së u bëri apel qytetarëve të bëhen pjesë e vendimarrjes, duke thyer dominimin e partive të mëdha.
 
Unë ju ftoj që të bëheni pjesë e Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet. Miqtë e mi, motra dhe vëllezër, ne kemi parë dhe ju e shihni politikën nga jashtë. Nuk kemi për të bërë dot as zhvillim, as prosperitet, nëse ju nuk merrni dhe bëheni pjesë e vendimarrjes. Të bëheni pjesë e vendimarrjes, të bëheni pjesë e politikës, bëhuni pjesë e PDIU-së, për të thyer domenet e partive të mëdha dhe për të bërë një parti patriotike, parti të të gjithë shqiptarëve dhe parti të halleve dhe promblemeve tuaja”,  theksoi Idrizi para mbështetësve në qytetin e Peqinit.
 
Ndërsa deputeti i qarkut të Elbasanit, Aqif Rakipi u shpreh se PDIU po rritet nga dita në ditë.
 
Ka qenë mbështetja juaj, që në Peqin kemi marrë aq shumë vota. PDIU është një forcë e madhe dhe vjen nga dita në ditë në rritje. Për këtë ka një rol kryesor edhe kryetari i partisë, Shpëtim Idrizi, që e ka bërë PDIU-në një parti kombëtare, se ne kemi vota që nga veriu deri në jug”, tha Rakipi.
 
Nga ana e saj deputetja Mesila Doda bëri të ditur iniciativën e radhës të PDIU-së, ku në Parlament të jenë 50% e grave nga 140 deputetë.
 
“Të dashur miq, jeni mësuar që ju vijnë zakonisht forcat e mëdha, të majta e të djathta dhe përgjithësisht ju kanë konsideruar si një lloj ushtrie, një lloj ushtrie për të marrë votat atëherë kur duhet dhe fill mbas kësaj i shini pak apo fare pak. Deputetët e PDIU-së kanë qenë pranë jush, për të gjithë promblemet që keni pasur. Ne jemi parti e kauzave të mëdha. Ne kemi arritur të artikulojmë çështjen e bashkimit kombëtar si një emergjencë, jo thjesht si një lloj procedure, si persona që jemi patriot, por si një mundësi për të zhvilluar Shqipërinë, për ta zhvilluar ekonomikisht. Për të krijuar një kuadër tjetër në shoqëri dhe për t’u ndjerë një faktor në politikën e Ballkanit, por edhe për të ardhmen. Kjo e dallon PDIU-në nga çdo parti tjetër. Ne kemi një vizion dhe vizioni ynë për të ardhmen është një Shqipëri e zhvilluar. Iniciativa jonë e ardhshme duhet të jetë 50% e grave në parlament. Sepse gratë janë pjesa më rëndësishme e këtij vendi. Gratë janë pjesa ende e pashfrytëzuar e gjithë burimeve njerëzore të vendit. Gratë kanë mundësi që të sjellin një qasje tjetër, e cila është ajo, që bëhet pjesë e politikës me zemër dhe jo thjesht për t’ju marrë votën”, tha Doda.
 
Deputeti Tahir Muhedini u shpreh se PDIU i ka të gjitha mundësitë që në qarkun e Elbasanit të marrë dy ose tre deputetë.
 
Partia jonë është e hapur dhe ka një çështje të madhe kombëtare, në themel të saj ka zgjidhjen e çështjes çame. Ne populli i Çamërisë kemi vuajtur me atë genocid, akoma më keq në Shqipëri. Sistemi i diktaturës u soll shumë keq me ne. Ne sot përfaqësohemi në Parlamentin Shqiptar me 5 deputetë. Jeni ju forca jonë, që na votoni dhe ne përfaqësohemi me djemtë tanë në Parlament. Të mos dehemi nga suksesi. Nëse morëm deputetin më të votuar, Aqif Rakipin, ju del për detyrë minimalisht të merrni 3 deputetë në qarkun e Elbasanit”,  tha Tahir Muhedini.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë